Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njofton se Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit, që nis më 18 shkurt të këtij viti, përcjell TV21. Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai dhe ambasadorin i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoj gjatë ditës së sotme realizuan vizitë në këtë xhami. […] The post Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit appeared first on InfoShqip.com.

Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njofton se Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit, që nis më 18 shkurt të këtij viti, përcjell TV21. Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai dhe ambasadorin i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoj gjatë ditës së sotme realizuan vizitë në këtë xhami.

“Xhamia do të hapet për kohët e namazeve dhe teravitë gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Gjatë kësaj vizite u bë inspektimi i gjendjes së xhamisë dhe u diskutuan çështje që lidhen me funksionalizimin e saj. Me këtë rast u vendos që xhamia të hapet për besimtarët për faljen e namazeve dhe teravive gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Ky vendim është marrë me qëllim që besimtarëve t’u ofrohen kushte sa më të mira për kryerjen e obligimeve fetare gjatë Ramazanit, duke respektuar standardet e nevojshme organizative dhe funksionale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BFI-së.

The post Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit appeared first on InfoShqip.com.