“Shumë parti u frikësuan nga deklarata për zgjedhjet” – Mickoski: Këtë vit nuk ka zgjedhje

Në lidhje me deklaratën e djeshme ku tha se “së shpejti do të ketë zgjedhje”, ka reaguar sërish kryeministri Hristijan Mickoski, që siç tha, disa parti iu frikësuan kësaj deklarate duke bërë të ditur se do të donte që zgjedhjet të mbaheshin në pranverë e viti 2028, shkruan TV21. Mickoski tha se këtë vit nuk ka zgjedhje dhe se ky vit është për reforma.
“Ka disa parti që u frikësuan nga ajo deklaratë, unë po e ndjek këtë. Por qëndrimin tim ju e dini. Qëndrimi im është se këtë vit nuk ka zgjedhje, ky vit është vit reformash dhe konsolidimi.
Unë do të doja të kemi zgjedhje të rregullta që do të mbahen në pranverën e vitit 2028. Sa i përket vitit 2027 si opsion, ju e dini që VMRO-DPMNE është gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje dhe të fitojë. Por ajo që ne po bëjmë tani dhe ku është fokusi ynë është të sjellim reforma dhe të rrisim aktivitetin ekonomik, me çka do të rrisim edhe standardin jetësor të qytetarëve”, tha kryeministri Mickoski.
The post “Shumë parti u frikësuan nga deklarata për zgjedhjet” – Mickoski: Këtë vit nuk ka zgjedhje appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



