Xherdan Shaqiri shpallet lojtari më i mirë i javës së tetë në Zvicër

Futbollisti shqiptar i Baselit, Xherdan Shaqiri, është zgjedhur “Best Player – Matchweek 8”, pas paraqitjeve të tij në kampionatin elitar zviceran.
Vlerësimi vjen në një periudhë ku Shaqiri vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të Baselit dhe një prej futbollistëve më të spikatur të kampionatit, transmeton albinfo.ch.
I rikthyer te klubi ku kishte bërë hapat e rëndësishëm në fillimet e karrierës së tij, Shaqiri ka marrë një rol të rëndësishëm në skuadër, duke kontribuar me përvojën dhe cilësitë e tij në repartin ofensiv.
Çmimi si lojtari më i mirë i javës së tetë është një tjetër vlerësim individual për 34-vjeçarin, i cili vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në futbollin zviceran.
Për Shaqirin dhe Baselin, synimi mbetet vazhdimi i rezultateve pozitive dhe lufta për objektivat e klubit gjatë sezonit.
The post Xherdan Shaqiri shpallet lojtari më i mirë i javës së tetë në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



