Xi kërkon thellim lidhjesh Kinë-BE, von der Leyen bën thirrje për “zgjidhje reale”

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se Kina dhe Bashkimi Evropian duhet të thellojnë besimin në një botë turbulente, mirëpo shefja e bllokut evropian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për “zgjidhje reale” për të kaluar pikën e kthesës. Udhëheqja e Kinës synon të afrohet me BE-në teksa e pozicionon veten si partnere [...]Read More...

Xi kërkon thellim lidhjesh Kinë-BE, von der Leyen bën thirrje për “zgjidhje reale”

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se Kina dhe Bashkimi Evropian duhet të thellojnë besimin në një botë turbulente, mirëpo shefja e bllokut evropian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për “zgjidhje reale” për të kaluar pikën e kthesës.

Udhëheqja e Kinës synon të afrohet me BE-në teksa e pozicionon veten si partnere më të besushme sesa Shtetet e Bashkuara.

Mirëpo, BE-ja e ka bërë të qartë se ekzistojnë ndasi të thella për çështje tregtare, meqë ka shqetësime se mallrat e lira kineze mund të stërngarkojnë tregun evropian.

Mbështetja e Pekinit për luftën e Rusisë në Ukrainë është një tjetër temë e madhe.

Ndonëse synimi i takimit të palëve në kryeqytetin kinez ishte për festim të lidhjeve diplomatike 50-vjeçare, lista e gjatë e ankesave duket se e ka përgatitur terrenin për një samit me plot diskutime.

Duke mirëpritur shefen e BE-së, Ursula von der Leyen dhe shefin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, Xi ka thënë se “sa më komplekse që është situata në botë, aq më e rëndësishme është që Kina dhe BE-ja ta thellojnë komunikimin, të rrisin besimin dhe ta thellojnë bashkëpunimin”.

“Sfidat me të cilat përballet Evropa tani, nuk vijnë prej Kinës”, ka thënë lideri kinez.

“Nuk ekzistojnë konflikte thelbësore të interesit apo kontradikta gjeopolitike mes Kinës dhe BE-së”, ka shtuar ai.