Xi, Putin dhe Kim së bashku në tapetin e kuq të paradës ushtarake në Kinë, Trump akuza: Plane kundër SHBA
Xi, Putin dhe Kim së bashku në tapetin e kuq të paradës ushtarake në Kinë, Trump i akuzon për komplot Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me paradën ushtarake që po mbahet në Kinë, duke i akuzuar “për komplot” kundër Amerikës. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan shkroi: “Presidenti Xi dhe populli [...]Read More...

Xi, Putin dhe Kim së bashku në tapetin e kuq të paradës ushtarake në Kinë, Trump i akuzon për komplot Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me paradën ushtarake që po mbahet në Kinë, duke i akuzuar “për komplot” kundër Amerikës.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan shkroi: “Presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës uroj një festë të mrekullueshme dhe të qëndrueshme. Ju lutem, jepini përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, ndërsa ata komplotojnë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Në paradën më të madhe ushtarake të saj Kina tregoi forcën ushtarake duke shfaqur armatimet e saj më të rëndësishme.
Udhëheqësit e Kinës, Rusisë dhe Koresë së Veriut ecin krah për krah në tapetin e kuq. Vladimir Putin dhe Kim Jong Un janë ndër të ftuarit e Xi Jinping për ngjarjen historike që shënon 80-vjetorin e kapitullimit të Japonisë dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.
“Sot, njerëzimi përballet përsëri me zgjedhjen midis paqes ose luftës, dialogut ose konfliktit”, u shpreh presidenti kinez.
Më tej Xi përsëriti thirrjen e tij për krijimin e një ushtrie të klasit botëror.
Xi Jinping, Vladimir Putin and Kim Jong Un appear at China’s military parade https://t.co/AzdKTGxM8q
— Bloomberg TV (@BloombergTV) September 3, 2025