Yakin për ndeshjen me Kosovën: Kjo nuk është ndeshje vëllazërore, Zvicra luan për të fituar
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, për ndeshjen që zhvillohet mbrëmjen e nesërme në Basel, ndaj Kosovës, ka deklaruar se ekipi i tij synon fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. “Kur luajtëm miqësore me Kosovën në mars të vitit 2022 flitej për një duel vëllazëror. Kjo nuk do të ndodhë […] The post Yakin për ndeshjen me Kosovën: Kjo nuk është ndeshje vëllazërore, Zvicra luan për të fituar appeared first on Albinfo.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, për ndeshjen që zhvillohet mbrëmjen e nesërme në Basel, ndaj Kosovës, ka deklaruar se ekipi i tij synon fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
“Kur luajtëm miqësore me Kosovën në mars të vitit 2022 flitej për një duel vëllazëror. Kjo nuk do të ndodhë më”, ka thënë Yakin, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, dy ndeshjet e para në shtëpi kundër Kosovës dhe Sllovenisë ofrojnë mundësinë për të krijuar një pozicion të mirë fillestar në grup.
Ai është shprehur optimist për gjendjen e skuadrës pas javës së përgatitjeve jashtë vendit, pavarësisht luhatjeve të formës së disa lojtarëve kryesorë si Breel Embolo dhe Manuel Akanji: “Java ka shkuar mirë, të gjithë janë të gatshëm dhe në formë”, ka thënë ai.
Yakin gjithashtu theksoi te rëndësia e fillimit të mirë, duke kujtuar se ndeshja do të jetë një një sfidë reale: “Futbolli është shumë i shpejtë dhe grupi është i vështirë, por përgatitjet e fundit kanë qenë të shkëlqyera. Tani gjithçka duhet të përkthehet në lojë”, ka thënë ai.
Pas takimit me Zvicrën, Kosova do të presë Suedinë në Prishtinë. Pjesë e grupit janë gjithashtu Sllovenia dhe Zvicra.
Ndryshe, ndeshja Zvicër – Kosovë zhvillohet të premten, ora 20:45, në “St. Jakob-Park”, Basel.
The post Yakin për ndeshjen me Kosovën: Kjo nuk është ndeshje vëllazërore, Zvicra luan për të fituar appeared first on Albinfo.