Ylli i Milanit nuk paraqitet në stërvitje, fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
Theo Hernandez është shumë pranë largimit nga Milan. Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi francez nuk është paraqitur sot në Milanello, pasi ka fluturuar drejt Arabisë Saudite për të kryer vizitat mjekësore për transferimin e tij të madh, raporton ORAinfo. Klubi arab që e ka bindur 26-vjeçarin do t’i ofrojë atij një pagë marramendëse prej rreth […]

Theo Hernandez është shumë pranë largimit nga Milan.
Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi francez nuk është paraqitur sot në Milanello, pasi ka fluturuar drejt Arabisë Saudite për të kryer vizitat mjekësore për transferimin e tij të madh, raporton ORAinfo.
Klubi arab që e ka bindur 26-vjeçarin do t’i ofrojë atij një pagë marramendëse prej rreth 20 milionë eurosh në sezon, një ofertë që Milan nuk mund ta konkurrojë.
Me këtë lëvizje, kuqezinjtë humbasin një nga shtyllat kryesore të ekipit, ndërsa pritet që zyrtarizimi të ndodhë brenda pak ditësh. /ORAinfo/