Ylli Limani mbështet Gjestin pas pezullimit të projekteve muzikore: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë”

Pas lajmeve që janë përhapur se Gjesti është tërhequr përkohësisht nga muzika për shkak të një çështjeje personale që e ka detyruar të ndalojë projektet, ka ardhur një reagim nga Ylli Limani. Këngëtari ka postuar në rrjetet sociale një mesazh mbështetës me hashtagun #MeGjesti, duke e shoqëruar me fjalët: “Çdo artist meriton të krijojë i […]

Ylli Limani mbështet Gjestin pas pezullimit të projekteve muzikore: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë”

Pas lajmeve që janë përhapur se Gjesti është tërhequr përkohësisht nga muzika për shkak të një çështjeje personale që e ka detyruar të ndalojë projektet, ka ardhur një reagim nga Ylli Limani.

Këngëtari ka postuar në rrjetet sociale një mesazh mbështetës me hashtagun #MeGjesti, duke e shoqëruar me fjalët: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë zot i veprës së vet”.

Ylli Limani shihet si një mbështetës i drejtpërdrejtë për Gjestin në mes të sfidave që ai po kalonë, duke theksuar rëndësinë e lirisë artistike dhe të drejtës për pronësi mbi krijimtarinë.

Kujtojmë se, një ditë më parë ka reaguar edhe vetë Gjesti, i cili njoftoi pezullimin e publikimit të projekteve të reja muzikore. Shkak për këtë pezullim janë bërë konfliktet e këngëtarit me distributorin e mëparshëm, me të cilin ai ka bashkëpunuar, që sipas tij, i ka hapur probleme.