Zaev dhe Cipras me mesazh Mitskoskit dhe Mitsotakis: Tashmë po e zbatoni Marrëveshjen e Prespës, bëhuni praktikë për një të ardhme më të mirë

Kryeministri i ardhshëm i RMV-së Hristijan Mickoski duhet të respektojë fjalë për fjalë Marrëveshjen e Prespës dhe kreu i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis duhet të ratifikojë memorandumet që tashmë po i zbaton. Këto janë mesazhet kryesore të dërguara dje nga ish-kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras në Konferencën Ndërkombëtare për Paqe dhe […]

Zaev dhe Cipras me mesazh Mitskoskit dhe Mitsotakis: Tashmë po e zbatoni Marrëveshjen e Prespës, bëhuni praktikë për një të ardhme më të mirë

Kryeministri i ardhshëm i RMV-së Hristijan Mickoski duhet të respektojë fjalë për fjalë Marrëveshjen e Prespës dhe kreu i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis duhet të ratifikojë memorandumet që tashmë po i zbaton. Këto janë mesazhet kryesore të dërguara dje nga ish-kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras në Konferencën Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Athinë në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Ciçras ka thënë se Hristian Mickoski duhet të pajtohet me realitetin dhe emrin e shtetit, sepse në të kundërtën do të ketë sfida të vështira.

“Nuk po flasim vetëm për perspektivën evropiane, por për mbijetesën e Maqedonisë së Veriut. Është gjithashtu e rëndësishme për Greqinë, sepse ne duam stabilitet në fqinjin tonë verior”, tha Cipras.

Siç shtoi ai, mosrespektimi i marrëveshjes mbart rrezikun e izolimit ndërkombëtar dhe ndërhyrjen e vendeve të treta në Ballkan, si Turqia dhe Rusia.

“Është çështje ekzistenciale për Maqedoninë e Veriut, por edhe një pyetje strategjike për BE-në, nëse do të lejojë që Ballkani Perëndimor të jetë lodër për vendet e treta apo të përshpejtojë procesin e anëtarësimit”, tha Cipras.

Zaev, porositi kryeministrin e ri Mickoski që të mos gabojë me Marrëveshjen e Prespës, sepse ajo do të shkatërrojë perspektivën evropiane për qytetarët.

“VMRO-DPMNE është parti e djathtë, nacionaliste. Fundjavën e ardhshme do të zgjedhin qeverinë dhe kryeministri i ri do të ketë ekspoze. Nuk mendoj se do të bëjë gabime, sepse nëse bën, do ta ketë të vështirë. Do të sfidojë të gjithë botën perëndimore”, tha Zaev.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç të ardhmes evropiane dhe anëtarësimit në NATO, prandaj mosrespektimi i marrëveshjes do të thotë të lihet me të ardhmen e vendit.

Ai shtoi se Mickoski asnjëherë nuk e ka kërcënuar se do ta anulojë Marrëveshjen e Prespës, madje ka marrë përsipër ta përdor emrin Maqedonia e Veriut me shkrim, por nëse nuk e përdor plotësisht, do të shkel ligjin, Kushtetutën dhe marrëveshjen ndërkombëtare.

Zaev pati mesazh edhe për kryeministrin Mitsotakis, lidhur me memorandumet e paratifikuara nga marrëveshja, për mbrojtjen e qiellit, për bashkëpunim ekonomik dhe për ndihmë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Për shkak se ai e mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën tonë drejt BE-së, ai luftoi dukshëm për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është në rritje dhe Greqia po mbron edhe qiellin tonë. Këto janë tre memorandumet që i zbaton, por nuk i ratifikon”, tha Zaev.

Në kuadër të konferencës Zaev dhe Cipras i dhanë Çmimin e Paqes “Prespa” ndërmjetësuesit në negociatat për emrin Matthew Nimitz.

LEXO: Zaev dhe Cipras i dhanë çmimin e paqes “Prespa” ish-ndërmjetësit Matthew Nimitz

Zaev dhe Cipras dje dhe sot organizojnë Konferencë Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të qëndrueshëm në Athinë, me rastin e gjashtë vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës. Ngjarja është në organizim të fondacionit “Zaev” dhe institutit “Aleksis Cipras”.

Dje u bënë jashtë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes historike në Prespë mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila i dha fund një sherri 27-vjeçar, për çështjen e emrit, pasi pretendonte se Maqedonia e ka vjedhur emrin e një rajoni grek. Si rrjedhojë, Maqedonia e ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut, ndërkaq Greqia u bë zë i përkrahjes së vendit i cili kulmoi me anëtarësimin në NATO, por nuk i nisi negociatat për anëtarësim, pasi ia preu udhën Bullgaria, një tjetër fqinj i cili kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

LEXO: Gjashtë vjet nga “Marrëveshja e Prespës”, Zaev dhe Tsipras me konferencë dyditore në Athinë