Zbulohen prapaskenat, çka planifikoi Perez në janar për Alonson?!

Zbulohen prapaskenat, çka planifikoi Perez në janar për Alonson?!
Real Madridi po e konsideron si gabim vendimin për të mos e shkarkuar Xabi Alonson që në dhjetor të vitit 2025, sipas raportimeve nga Diario AS.
Brenda klubit besohet se skuadra aktuale është shumë më cilësore sesa rezultatet e dy sezoneve të fundit kanë treguar.
Drejtuesit kishin vendosur që në fillim të dhjetorit për largimin e Alonsos, pas një serie rezultatesh të dobëta.
Megjithatë, ai nuk u shkarkua zyrtarisht deri në janar, pasi klubi po kërkonte trajnerin e duhur për ta zëvendësuar.
Tani, në “Santiago Bernabeu”, ky vendim shihet si një gabim, pasi besohet se ajo periudhë pritjeje ishte kohë e humbur që mund të ishte shfrytëzuar për të stabilizuar skuadrën më herët.
Edhe pse priten disa ndryshime të synuara gjatë verës, burime pranë klubit theksojnë se nuk ka nevojë për një rindërtim të plotë, pasi grupi i lojtarëve konsiderohet i fortë në përgjithësi.
Vendimi për ta mbajtur Alonson në atë periudhë tashmë shihet si një mundësi e humbur për të adresuar më herët problemet dhe paqëndrueshmërinë e ekipit./Telegrafi
Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



