Zbulohet se kur Benzema do të zyrtarizohet te skuadra e re

Karim Benzema javën e ardhshme do të zyrtarizohet te skuadra e re. Karim Benzema ka vendosur të largohet nga Real Madridi pas 14 viteve qëndrim te gjiganti spanjoll. Sulmuesi francez përveç që do të largohet nga Reali, do të largohet përfundimisht nga futbolli evropian, pasi karrierën pritet ta vazhdoj në Lindjen e Mesme. 35-vjeçari ka […]

Zbulohet se kur Benzema do të zyrtarizohet te skuadra e re

Karim Benzema javën e ardhshme do të zyrtarizohet te skuadra e re.

Karim Benzema ka vendosur të largohet nga Real Madridi pas 14 viteve qëndrim te gjiganti spanjoll.

Sulmuesi francez përveç që do të largohet nga Reali, do të largohet përfundimisht nga futbolli evropian, pasi karrierën pritet ta vazhdoj në Lindjen e Mesme.

35-vjeçari ka një ofertë të parefuezueshme nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Ittihad ku pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me 200 milionë euro pagë vjetore.

Fabrizio Romano ka raportuar se Benzema javën e ardhshme do të zyrtarizohet te skuadra e tij e re.

“Karim Benzema, është i ftuar në Arabinë Saudite javën e ardhshme për të përgatitur kalimin e tij në Al Ittihad si ylli i ri i ligës arabe”.

“Njoftimi pritet javën e ardhshme nëse gjithçka shkon sipas planit – mund të jetë dita e mërkure kur bëhet zyrtarizimi”, ka shkruar Romano.

Në fakt Benzema të martën do të ketë një konferencë për shtyp lamtumire së bashku me presidentin Florentino Perez.

Ish-reprezentuesi francez ka zhvilluar 647 ndeshje ku ka realizuar 353 gola dhe ka asistuar në 165 të tjerë.