Zbulohet shtatorja e Tony Blair-it në Ferizaj

Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, gjatë së mërkurës në Ferizaj u zbulua shtatorja e ish-kryeministrit britanik, gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair. Me këtë rast, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se para 25 vjetësh, Kosova nuk ishte vetëm, derisa përmendi kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të […]

Zbulohet shtatorja e Tony Blair-it në Ferizaj

Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, gjatë së mërkurës në Ferizaj u zbulua shtatorja e ish-kryeministrit britanik, gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se para 25 vjetësh, Kosova nuk ishte vetëm, derisa përmendi kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ish-kryeministrit britanik dhe të tjerëve për çlirimin e vendit tonë.

Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se Blair në pamundësi të merrte pjesë në këtë ceremoni, ndihet i nderuar për jetësimin e tij në bronz./Dukagjini