Zbulohet skenë makabre në Lipjan, trupi i një personi të raportuar si i zhdukur gjendet i groposur mes misrit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Baicë të Lipjanit dhe më gjerë. Pas një dite të tërë kërkimesh, familjarët dhe banorët e zonës zbuluan trupin pa jetë të E. Bajraktarit, i cili ishte raportuar si i zhdukur. Ai u gjet i varrosur në një arë të mbjellë me misër, disa metra nën tokë, ku […] The post Zbulohet skenë makabre në Lipjan, trupi i një personi të raportuar si i zhdukur gjendet i groposur mes misrit appeared first on Albinfo.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Baicë të Lipjanit dhe më gjerë. Pas një dite të tërë kërkimesh, familjarët dhe banorët e zonës zbuluan trupin pa jetë të E. Bajraktarit, i cili ishte raportuar si i zhdukur.
Ai u gjet i varrosur në një arë të mbjellë me misër, disa metra nën tokë, ku mbi vendin e fshehjes ishin vendosur edhe dërrasa – si tentim për ta maskuar. Sipas burimeve të afërta me hetimin, trupi u zbulua pasi një nga ekipet e kërkimit ndoqi gjurmët që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri te vendi ku ishte groposur.
Rasti ka hapur hetime nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, të cilat po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vdekjeje misterioze. Deri tani, familjarët kanë deklaruar se personi nuk kishte pasur asnjë problem apo konflikt të njohur me dikë.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, që pritet të japë më shumë përgjigje mbi shkaqet dhe kohën e vdekjes.
Ngjarja ka lënë të tronditur jo vetëm familjen, por edhe të gjithë komunitetin lokal, teksa hetimet po vazhdojnë me intensitet për të zbuluar të vërtetën.
The post Zbulohet skenë makabre në Lipjan, trupi i një personi të raportuar si i zhdukur gjendet i groposur mes misrit appeared first on Albinfo.