Dr. Zekirija Tahiri kurorëzohet me titullin Specialist i Endodoncisë!

Pas tri viteve studim të pandërprerë, mund e përkushtim maksimal, deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nga radhët e koalicionit VLEN, Zekirija Tahiri, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale duke u pajisur me titullin Specialist i Endodoncisë pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodij“.
Tahiri, i cili studimet e stomatologjisë i ka kryer më parë në Universitetin e Tiranës, ka kurorëzuar këtë rrugëtim akademik me një profilizim të avancuar. Në një njoftim të ndarë me publikun, ai ka shprehur mirënjohje të thellë për komisionin vlerësues të përbërë nga Dekanja e Fakultetit të Stomatologjisë, Prof. Dr. Sonja Apostolska, Prof. Dr. Lidija Popovska dhe Prof. Dr. Ilijana Muratoska.
Falënderime të veçanta ai i ka dedikuar edhe mentorëve të tij, Prof. Dr. Pavlina Aleksova dhe Prof. Dr. Marina Eftimovska, si dhe edukatorit Dr. Spec. Hisni Rexhepi, për mbështetjen e pakursyer dhe udhëzimet gjatë këtij procesi sfidues.
Në mbyllje të mesazhit të tij, ky sukses i është kushtuar familjes, e cila ka qenë shtylla kryesore dhe mbështetja më e madhe në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



