Zelensky mbërrin në Paris, Macron: Europa gati të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Pallatin Élysée, ku u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron, në prag të takimit të nesërm me “Koalicionin e të Gatshmëve”. Në fjalën e tij hapëse, Macron theksoi se, duke u mbështetur në punën përgatitore të planifikuesve ushtarakë, Europa është “gati të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën dhe [...]Read More...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Pallatin Élysée, ku u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron, në prag të takimit të nesërm me “Koalicionin e të Gatshmëve”.
Në fjalën e tij hapëse, Macron theksoi se, duke u mbështetur në punën përgatitore të planifikuesve ushtarakë, Europa është “gati të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën dhe popullin ukrainas”.
Ai shtoi se “tani çështja është të përcaktohet sinqeriteti i Rusisë dhe angazhimet e saj të njëpasnjëshme për bisedime paqeje të bëra ndaj SHBA-ve”.
Dy burime diplomatike i thanë Reuters se i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ndodhet gjithashtu në Paris përpara takimit të nesërm. / abcnews.al /