Zelensky: “NATO nuk është ende gati të na mirëpresë”

“SHBA nuk është ende gati që Ukraina të anëtarësohet në NATO”. Kështu ka deklaruar Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për Philadelphia Inquirer, e raportuar edhe nga mediat ukrainase, duke nënvizuar se Kievi nuk do të ftohet në samitin e Aaleancës të planifikuar në Uashington midis 9 dhe 11 korrikut. “Ne e kuptojmë se Shtëpia [...]Read More...

Zelensky: “NATO nuk është ende gati të na mirëpresë”

“SHBA nuk është ende gati që Ukraina të anëtarësohet në NATO”.

Kështu ka deklaruar Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për Philadelphia Inquirer, e raportuar edhe nga mediat ukrainase, duke nënvizuar se Kievi nuk do të ftohet në samitin e Aaleancës të planifikuar në Uashington midis 9 dhe 11 korrikut.

“Ne e kuptojmë se Shtëpia e Bardhë nuk është e gatshme të na dërgojë një ftesë”, tha Zelensky.

“Nëse Shtetet e Bashkuara kanë frikë të irritojnë Vladimir Putinin dhe kjo është arsyeja pse ne nuk jemi të ftuar, atëherë u kërkojmë partnerëve tanë strategjikë të na japin atë që mund të na mbrojë: sistemet antiraketë Patriot, F-16 dhe mundësinë për të përdorur armët kundër Rusisë.

“Nëse NATO nuk është e gatshme të na mbrojë dhe të na mirëpresë në aleancë, atëherë ne i kërkojmë NATO-s të na japë gjithçka për t’u mbrojtur”, këmbënguli Zelensky.

/abcnews.al