Zelensky pas takimit Witkoff-Putin: Rusia duket më e prirur për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelesky deklaroi se Rusia duket më e prirur për një armëpushim, pas takimit të sotëm midis të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe Vladimir Putin. “Presioni mbi ta funksionon”, tha Volodymyr Zelensky në rrjetet sociale, shkruan Sky News. “Por gjëja kryesore është që ata të mos na mashtrojnë në detaje – [...]Read More...

Zelensky pas takimit Witkoff-Putin: Rusia duket më e prirur për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelesky deklaroi se Rusia duket më e prirur për një armëpushim, pas takimit të sotëm midis të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe Vladimir Putin.

“Presioni mbi ta funksionon”, tha Volodymyr Zelensky në rrjetet sociale, shkruan Sky News.

“Por gjëja kryesore është që ata të mos na mashtrojnë në detaje – as ne dhe as SHBA-në.”, shtoi presidenti ukrainas.

Donald Trump diskutoi takimin e Witkoff me Putinin gjatë një telefonate me Zelenskyy dhe udhëheqës të tjerë evropianë, përfshirë Sir Keir Starmer, këtë mbrëmje.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, ka zhvilluar një takim shumë produktiv dhe me rëndësi të veçantë me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Ky takim u konsiderua si një hap domethënës drejt uljes së tensioneve dhe gjetjes së një zgjidhjeje të mundshme për konfliktin aktual.

Sipas deklaratës së Trumpit, gjatë diskutimeve është bërë përparim i konsiderueshëm dhe janë identifikuar pika të përbashkëta që mund të shërbejnë si bazë për negociata të mëtejshme./abcnews.al