“Zelensky të pranojë marrëveshje”/ Trump: Do të jem në tryezë me presidentet e Rusisë dhe Ukrainës
Volodymyr Zelensky duhet të pranojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Kjo ishte deklarata që presidenti amerikan Donald Trump bëri para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë teksa u nis për në Britaninë e Madhe në një vizitë zyrtare. Megjithatë Trump theksoi se nëse mbahen negociata në vazhdim, me shumë mundësi ai duhet [...]Read More...

Volodymyr Zelensky duhet të pranojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Kjo ishte deklarata që presidenti amerikan Donald Trump bëri para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë teksa u nis për në Britaninë e Madhe në një vizitë zyrtare.
Megjithatë Trump theksoi se nëse mbahen negociata në vazhdim, me shumë mundësi ai duhet të jetë I pranishëm, pasi Rusia dhe Ukraina nuk bashkëpunojnë. Kreu i shtëpisë së bardhë përsëriti edhe mesazhin për Europën, e cila duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse.
“Ai do të duhet ecë para dhe bëjë një marrëveshje. Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje. Duket sikur do të më duhet të ulem në një dhomë me ta sepse ata nuk mund të ulen vetë. Dhe Evropa duhet të ndalojë së bleri naftë nga Rusia”
Presidenti amerikan kishte kërkuar edhe më parë nga vendet e NATO që të ndalojnë blerjen e naftës dhe gazit rus dhe të vendosin sanksione ndaj vendeve që kanë tregti me Moskën. Trump theksoi se nëse të gjithë bëjnë siç thotë ai, lufta do të mbarojë shpejt.
Kreu I shtëpisë së bardhë është përpjekur të negociojë mes Rusisë dhe Ukrainës, duke u takuar si me Vladimir Putin ashtu edhe me Volodymyr Zelensky.
Megjithatë kërkesat e palëve për t’I dhënë fund luftës duket se nuk takohen asgjëkund me njëra-tjetrën. Rusia kërkon kontrollin e plotë të Donbasit dhe ka kërkuar që Ukraina të mos bashkohet kurrë me NATO-n. nga ana tjetër Kievi zyrtar nuk ka pranuar të lëshojë territory, pasi kjo bie ndesh me kushtetutën e vendit.
Trump ka rritur kritikat ndaj Rusisë, duke shprehur zemërimin e tij ndaj Vladimir Putin për sulmet e vazhdueshme në Ukrainë dhe për shkeljen e hapësirës ajrore polake, megjithatë ai ka përsëritur se marrëdhënia e tij me kreun e Kremlinit mbetet e mire.
Nga ana tjetër kritika ka pasur edhe për Zelenskyn, të cilit i është kërkuar vazhdimisht të pranojë një marrëveshje, por ky I fundit ka thënë se Rusia nuk e do paqen dhe ajo që po bën Putin është të gjejë një rrugëdalje nga izolimi, duke përdorur diplomacinë me Donald Trump./abcnews.al