Kush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Pesë prokurorë në garë për postin

Mbetet i njëjtë numri i kandidatëve të paraqitur në garën për të zëvendësuar Islam Abazin si shef të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Deri në fillim të kësaj jave ishin paraqitur pesë kandidatë, dhe pas kësaj nga Këshilli i Prokurorëve njoftojnë se nuk ka pasur kandidat të ri të paraqitur.
Në garë për këtë pozitë janë prokurorët: Iskra Haxhivasileva, Lidija Rajçeviq, Trajçe Pelivanov, Faton Azizi dhe Jove Cvetanovski.
Secili prej tyre vjen me bagazh të pasur të lëndëve që kanë përfaqësuar në Gjykatën Penale, mes tyre “Aditivi”, “Mazuti”, “FFM” dhe disa lëndë të PSP-së. Votimi bëhet më 28 tetor ndërsa mandati i Abazit përfundon më 8 nëntor.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



