Zgjati rreth 3 orë/ Përfundon takimi Trump – Putin në Alaskë

Ka përfunduar takimi nes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaskë, takim i cili zgjati për rreth tre orë. Referuar burimeve nga Kremlini, BBC shkruan se Kremlini konfirmoi se kishin përfunduar vetëm pak kohë më parë. I dërguari rus Kirill Dmitriev i thotë agjencisë së lajmeve Interfax se takimi Trump-Putin [...]Read More...

Zgjati rreth 3 orë/ Përfundon takimi Trump – Putin në Alaskë

Ka përfunduar takimi nes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaskë, takim i cili zgjati për rreth tre orë.

Referuar burimeve nga Kremlini, BBC shkruan se Kremlini konfirmoi se kishin përfunduar vetëm pak kohë më parë.
I dërguari rus Kirill Dmitriev i thotë agjencisë së lajmeve Interfax se takimi Trump-Putin kishte shkuar “jashtëzakonisht mirë”.
Në imazhet e shpërndara në Telegram nga media të tjera ruse, Dmitriev shihet gjithashtu duke buzëqeshur gjerësisht dhe duke u ulur në sallën e konferencës për shtyp.
I pyetur për më shumë detaje, ai i shmanget pyetjeve, por i thotë një korrespondent për median Rossiya 24: “Vetëm për një sekondë do të mësojmë gjithçka rreth kësaj.”

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.