Zgjedhjet e 12 tetorit: Sot fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta
KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025. The post Zgjedhjet e 12 tetorit: Sot fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta appeared first on Albinfo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për votim në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.
Procesi i regjistrimit dhe evidentimit ka filluar për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta, ndërkaq për votuesit me lëvizje të kufizuar në institucione do të fillojë më 15 shtator.
Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.
The post Zgjedhjet e 12 tetorit: Sot fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta appeared first on Albinfo.