Zgjedhjet Lokale 2025: Nuk raportohet për parregullsi

Procesi i votimit në zgjedhjet e sotme po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt, pa ndonjë incident apo parregullsi që do të mund të cenonte integritetin e zgjedhjeve. Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke u mbështetur në informacionet e siguruara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, transmeton albinfo.ch. Kryetari […] The post Zgjedhjet Lokale 2025: Nuk raportohet për parregullsi appeared first on Albinfo.

Zgjedhjet Lokale 2025: Nuk raportohet për parregullsi

Procesi i votimit në zgjedhjet e sotme po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt, pa ndonjë incident apo parregullsi që do të mund të cenonte integritetin e zgjedhjeve.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke u mbështetur në informacionet e siguruara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, transmeton albinfo.ch.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se trupa zgjedhore në terren dhe institucionet përgjegjëse janë në komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në, me qëllim të sigurimit të një procesi të mbarë dhe në përputhje me ligjin dhe rregulloret zgjedhore.

The post Zgjedhjet Lokale 2025: Nuk raportohet për parregullsi appeared first on Albinfo.