Zgjedhjet lokale, AAK zyrtarizon 11 kandidatë për kryetarë komunash

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për zgjedhjet lokale të tetorit. Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhjen e sotme janë zyrtarizuar 11 kandidatë të Aleancës për kryetarë komunash në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor 2025. Kandidaturat e

Zgjedhjet lokale, AAK zyrtarizon 11 kandidatë për kryetarë komunash

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për zgjedhjet lokale të tetorit.

Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhjen e sotme janë zyrtarizuar 11 kandidatë të Aleancës për kryetarë komunash në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor 2025.

Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:

• Nazim Gagica – Gjilan

• Besnik Krasniqi – Prizren

• Xhemile Murati – Ferizaj

• Qazim Nimani – Mitrovicë

• Faton Jakupi – Kamenicë

• Ukë Blakaj – Istog

• Agron Kuçi – Junik

• Vildane Latifi – Fushë Kosovë

• Baki Feta – Podujevë

• Labinot Bislimi – Viti

• Ilir Tasholli – Lipjan.