Zgjedhjet lokale, Tahiri thotë se LDK-ja në Vushtrri është partia me më së shumti gra kandiduese

 Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se takimet me ekip dhe aktivistë  janë shtuar me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet një plan i qartë zhvillimi. Sipas Tahirit, LDK është partia që ka futur më së shumti gra në listën për Kuvendin e Komunës, duke

Zgjedhjet lokale, Tahiri thotë se LDK-ja në Vushtrri është partia me më së shumti gra kandiduese

 Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se takimet me ekip dhe aktivistë  janë shtuar me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet një plan i qartë zhvillimi.

Sipas Tahirit, LDK është partia që ka futur më së shumti gra në listën për Kuvendin e Komunës, duke e bërë këtë listë unike në krahasim me subjektet e tjera politike.

“Ne besojmë te fuqia e gruas dhe barazia shoqërore”, u shpreh ai, duke nënvizuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt një përfaqësimi më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.

 Në listën e LDK-së, Tahiri thotë se  janë përfshirë emra nga fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia, kultura, sporti, por edhe përfaqësues të rinisë e studentëve. Sipas tij, kjo përbërje është garanci që zëri i çdo qytetari të Vushtrrisë të reflektohet në punën e ardhshme të Kuvendit.

 “Do të bëjmë fushatë pozitive, me projekte konkrete dhe me vizion të qartë. Qytetarët tanë meritojnë një program që i adreson nevojat reale të tyre”, ka theksuar Tahiri.