Zgjedhjet në Siri, rezultatet paraprake tregojnë përfaqësim të ulët të grave dhe pakicave në parlament

Siria ka publikuar rezultatet paraprake të votimeve indirekte për Parlamentin e parë që nga rrëzimi nga pushteti i Bashar al-Assadit vitin e kaluar. Zyrtarët zgjedhorë pranuan më 6 tetor se gratë dhe pakicat fetare kanë pasur një shkallë të ulët të suksesit. Në votimet e së dielës, rreth 6 mijë anëtarë të kolegjeve zgjedhore rajonale [...]Read More...

Zgjedhjet në Siri, rezultatet paraprake tregojnë përfaqësim të ulët të grave dhe pakicave në parlament

Siria ka publikuar rezultatet paraprake të votimeve indirekte për Parlamentin e parë që nga rrëzimi nga pushteti i Bashar al-Assadit vitin e kaluar. Zyrtarët zgjedhorë pranuan më 6 tetor se gratë dhe pakicat fetare kanë pasur një shkallë të ulët të suksesit.

Në votimet e së dielës, rreth 6 mijë anëtarë të kolegjeve zgjedhore rajonale zgjodhën kandidatë nga listat e miratuara paraprakisht si pjesë e procesit të formimit të gati dy të tretave të Parlamentit të ri prej 210 ulësesh.

Presidenti i përkohshëm, Ahmed al-Sharaa, më vonë do të zgjedhë një të tretën e anëtarëve të mbetur.

Në ditët para votimit, analistët dhe disa sirianë shprehën shqetësime se procesi është i centralizuar shumë dhe pezullimi i mbajtjes së zgjedhjeve në zonat jashtë kontrollit të Qeverisë do të thotë se jo të gjitha komunitetet do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara të hënën, Komiteti Zgjedhor i Sirisë njoftoi se 119 ligjvënës janë zgjedhur, por nuk treguan se sa vota kanë marrë secili prej tyre.

Gjashtë nga ligjvënësit e rinj janë gra, sipas numërimit të realizuar nga Reuters dhe që është verifikuar nga vëzhguesit zgjedhorë. Vëzhguesit thanë se gjithsej dhjetë ulëse kanë shkuar për pakicat fetare dhe etnike, përfshirë kurdët, të krishterët dhe dy alavitë – sektit fetar që i përkiste edhe Assadi.

Një nga vëzhguesit e zgjedhjeve e përshkroi Parlamentin e ri sirian si trup të përbërë kryesisht nga burra myslimanë sunitë.