Zgjedhjet/ Partia në pushtet në Moldavi në epërsi ndaj bllokut prorus
Në bazë të 52 për qind të votave të numëruara, partia në pushtet në Moldavi, Partia për Solidaritet (PAS) është në epërsi ndaj Bllokut Patriotik prorus, në zgjedhjet parlamentare, që janë konsideruar vendimtare për të ardhmen e këtij shteti. PAS ka fituar 42 për qind të votave, ndërkaq Blloku Patriotik 29.9 për qind. Në Moldavi [...]Read More...

Në bazë të 52 për qind të votave të numëruara, partia në pushtet në Moldavi, Partia për Solidaritet (PAS) është në epërsi ndaj Bllokut Patriotik prorus, në zgjedhjet parlamentare, që janë konsideruar vendimtare për të ardhmen e këtij shteti.
PAS ka fituar 42 për qind të votave, ndërkaq Blloku Patriotik 29.9 për qind.
Në Moldavi qytetarët votuan të dielën për të zgjedhur një nga dy rrugët: vazhdimin e integrimit drejt Bashkimit Evropian apo kthimit drejt Rusisë, mes raportimeve të shumta për ndërhyrje në fushatë nga Kremlini.
Në zgjedhje u përballën partia në pushtet e presidentes, Maia Sandu, Veprimi për Solidaritet (PAS) kundër Bllokut Patriotik, një aleancë proruse.
Socialistët drejtohen nga Igor Dodon, ish-president i Moldavisë – të cilin Sandu e mposhti në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 – i cili prej kohësh mban lidhje të ngushta me Moskën. Ai i është referuar Qeverisë aktuale, të zgjedhur në mënyrë demokratike, si “regjim kriminal”.
Kryetari i PAS-it, Igor Grosu, pas mbylljes së vendvotimeve në Moldavi, falënderoi qytetarët për votën “vendimtare” që, sipas tij, do të përcaktojë “të ardhmen e vendit jo vetëm për katër vjetët e ardhshëm, por edhe për shumë të tjera.
Ai dënoi atë që e quajti “përpjekje për ndërhyrje në procesin zgjedhor”, duke deklaruar se ishin të orkestruar nga “grupe kriminale të mbështetura nga Federata Ruse”. Edhe pse nuk dha më shumë detaje, gjatë ditës presidentja Maia Sandu akuzoi grupin e oligarkut në arrati Ilan Shor, për përpjekje për të penguar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.