Çim Peka: Në zgjedhjet e qershorit Kurti përballet me Osmanin, jo me partitë, fituesi përcaktohet nga dy pyetje

Çim Peka: Në zgjedhjet e qershorit Kurti përballet me Osmanin, jo me partitë, fituesi përcaktohet nga dy pyetje

Gazetari nga Shqipëria Cim Peka, ka shkruar në Facebook të dielën se në zgjedhjet e qershorit nuk do të ketë përballje në mes të subjekteve politike, por në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Më 28 prill kalon afati kushtetues që në rast se nuk zgjedhet Presidenti vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

E Peka ka thënë se fituesi i zgjedhjeve do të përcaktohet nga dy pyetje: Kush e ka rrezikuar Kosovën dhe kush e ka shpëtuar atë.

Tutje, ai tha se do të ketë prova për këto dy pyetje.

Postimi i plotë:

Kosova ne zgjedhje, zgjedhja do jete shume e thjeshte:

Ne Qershor nuk do kemi perballe LVV-PDK-LDK , por Kurti perballe Osmanit. Nuk do garojne partite por dy titullaret e institucioneve te Kosoves.

Dy pyetje do shtrohen, pergjigjet e tyre do percaktojne fituesin.

1- Kush e ka rrezikuar Kosoven?

2- Kush e ka shpetuar Kosoven?

Sa zgjedhje te thjeshta do jene. Rrini te vemendshem, do kete prova pa fund. Asgje nuk eshte si duket!

------------------------------ Burimi i lajmit: orainfo.net Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Për ankesa ose kërkesa për heqje materiali, na kontaktoni në Facebook: KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.