Zgjerimi i Kupës së Botës në 2030, rreth 30% e vendeve anëtare të FIFA-s mund të marrin pjesë
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) po shqyrton mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës në 64 skuadra. Ideja për të shtuar ekipet që do të marrin pjesë, duke nisur nga Botërori i vitit 2030, është propozuar zyrtarisht nga udhëheqës të fuqishëm të Amerikës së Jugut. Gjatë takimeve në Nju Jork, presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, […] The post Zgjerimi i Kupës së Botës në 2030, rreth 30% e vendeve anëtare të FIFA-s mund të marrin pjesë appeared first on Albinfo.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) po shqyrton mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës në 64 skuadra. Ideja për të shtuar ekipet që do të marrin pjesë, duke nisur nga Botërori i vitit 2030, është propozuar zyrtarisht nga udhëheqës të fuqishëm të Amerikës së Jugut.
Gjatë takimeve në Nju Jork, presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, dhe sekretari i përgjithshëm, Matias Grafstrom, dëgjuan propozime nga politikanë dhe drejtues futbolli nga Paraguaji, Argjentina dhe Uruguaji.
Alejandro Dominguez, president i CONMEBOL-it dhe nënpresident i FIFA-s, udhëhoqi diskutimet në emër të mysafirëve. Sipas tyre, zgjerimi në 64 ekipe synon të shënojë 100-vjetorin e Kupës së Botës, një ide e prezantuar për herë të parë nga Uruguaji në mars.
Në historinë e Botërorit, numri i ekipeve ka ndryshuar gradualisht: nga 16 në 1982, në 24 në 1982, më pas 32 në 1998, dhe së shpejti 48 në edicionin 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Nëse plani për 64 ekipe realizohet, më shumë se 30% e 211 vendeve anëtare të FIFA-s do të marrin pjesë në garë.
The post Zgjerimi i Kupës së Botës në 2030, rreth 30% e vendeve anëtare të FIFA-s mund të marrin pjesë appeared first on Albinfo.