WIZZ AIR zgjeron bazën në Prishtinë përpara fillimit të operimeve : Njoftohet avioni i dytë dhe pesë itinerare të reja

WIZZ AIR zgjeron bazën në Prishtinë përpara fillimit të operimeve : Njoftohet avioni i dytë dhe pesë itinerare të reja

Vetëm pak javë pas njoftimit për hapjen e bazës së saj të re në Prishtinë, WIZZ AIR tashmë po e dyfishon flotën e planifikuar për këtë bazë, nga një në dy avionë AVIONË AIRBUS A321NEO.

Pesë linja të reja që do të operojnë gjatë gjithë vitit-drejt HAMBURGUT, FRANKFURT HAHN-IT, MALMÖS, BERLINIT DHE TRIESTES – do të inaugurohet në dhjetor të vitit 2026.

Ky zgjerim i fundit do ta çojë rrjetin e WIZZ AIR në Prishtinë në 15 linja që lidhin shtatë vende të ndryshme

ëizz Air dhe Limak Kosova International Airport sh.a. njoftojnë sot një zgjerim të mëtejshëm të operacioneve të Wizz Air në Prishtine, me shtimin e një avioni të dytë Airbus A321neo në bazën e saj të sapo njoftuar dhe lançimin e pesë itinerareve të reja gjatë gjithë vitit për në Hamburg, Frankfurt-Hahn, Malmö, Berlin dhe Trieste.

Njoftimi vjen më pak se dy muaj pasi Wizz Air bëri të ditur hapjen e bazës së saj të re në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke theksuar vrullin e fuqishëm të investimit të kompanisë ajrore në këtë treg. Edhe para se avioni i parë i bazuar aty të hyjë në shërbim, Wizz Air tashmë po e zgjeron planin e saj fillestar dhe po e dyfishon flotën e saj të ardhshme me bazë në Prishtinë, nga një në dy avionë të teknologjisë së fundit Airbus A321neo.

Në korrik, Wizz Air njoftoi se avioni i saj i parë Airbus A321neo i bazuar në vend do të fillonte operimet në nëntor të vitit 2026, krahas tri linjave të reja drejt Bruksel Charleroi, Karlsruhe/Baden-Baden dhe Basel-Mulhouse, si dhe shtimit të frekuencave në lidhjen popullore me Dortmundin. Ky investim shënoi fillimin e një kapitulli të ri për Wizz Air në Prishtinë. Njoftimi i sotëm përfaqëson hapin e radhës në atë rrugëtim të rritjes, duke forcuar më tej angazhimin afatgjatë të kompanisë ajrore ndaj aeroportit, qytetit dhe pasagjerëve të saj.

Avioni i dytë do t’i mundësojë Wizz Air-it të shtojë pesë lidhje të reja gjatë gjithë vitit nga Prishtina duke filluar nga dhjetori i vitit 2026, duke zgjeruar më tej mundësitë e udhëtimit të drejtpërdrejtë drejt Gjermanisë, Suedisë dhe Italisë.
Linjat e reja janë:

Prishtinë – Frankfurt-Hahn, duke operuar katër herë në javë nga 14 dhjetori 2026, me tarifa që fillojnë nga €29.99;
Prishtinë – Berlin, duke operuar tre herë në javë nga 14 dhjetori 2026, me tarifa që fillojnë nga €34.99;
Prishtinë – Hamburg duke operuar katër herë në javë nga 15 dhjetori 2026, me tarifa që fillojnë nga €29.99;
Prishtinë – Malmö, duke operuar tre herë në javë nga 15 dhjetori 2026, me tarifa që fillojnë nga €39.99;
Prishtinë – Trieste, duke operuar nga 19 dhjetori 2026, me tarifa që fillojnë nga €19.99.
Biletat për të pesë itineraret e reja janë në shitje nga 15 shtatori 2026 në Wizzair.com dhe përmes faqes zyrtare WIZZ mobile application.
Së bashku me zgjerimin e njoftuar tashmë në korrik, investimi më i fundit do ta çojë rrjetin e ëizz Air nga Prishtina në 15 linja në shtatë vende, duke u ofruar pasagjerëve një gamë edhe më të gjerë lidhjesh direkte dhe me çmime të përballueshme në të gjithë Evropën.

Aktualisht, Wizz Air e lidh Prishtinën me Londër Luton, Bratislavë, Milano Malpensa, Romë Fiumicino, Memmingen dhe Dortmund. Ky njoftim vijon rritjen afatgjatë të ëizz Air në Prishtinë, e cila nisi në prill të vitit 2017 me inaugurimin e shërbimit të parë drejt Budapestit. Që atëherë, kompania ajrore ka zgjeruar gradualisht operacionet e saj dhe ka forcuar partneritetin me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Baza e njoftuar në korrik dhe zgjerimet e fundit do të shtojnë 1 milion vende në operimet e Wizz Air në Prishtinë dhe do të krijojnë 80 mundësi të reja punësimi direkt për pilotët dhe ekuipazhin e kabinës me bazë lokale, krahas rreth 700 vendeve të punës indirekte të mbështetura në ekonominë e gjerë.

András Szabó, Drejtues i rrjetit për rajonin e Lindjes në Wizz Air, u shpreh: “Kur njoftuam bazën tonë të re në Prishtinë vetëm pak javë më parë, e përshkruam atë si fillimin e një kapitulli të ri. Sot, edhe para se avioni ynë i parë me bazë aty të hyjë në shërbim, ne po shkruajmë tashmë kapitullin pasues. Shtimi i një avioni të dytë Airbus A321neo dhe i pesë linjave të tjera dëshmon besimin që kemi te Prishtina, te ky treg dhe, mbi të gjitha, te kërkesa e lartë që vazhdojmë të shohim nga pasagjerët tanë. Investimi ynë fillestar krijoi një platformë solide për rritje afatgjatë dhe vendimi për ta zgjeruar atë kaq shpejt tregon potencialin që shohim këtu. Duke filluar nga dhjetori, klientët tanë do të kenë edhe më shumë lidhje direkte me Gjermaninë, Suedinë dhe Italinë, ndërsa Prishtina do të bëhet një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e rrjetit të ëizz Air. Jemi krenarë që vazhdojmë të rritemi së bashku me partnerët tanë të aeroportit dhe me pasagjerët tanë. Le të fluturojmë me ëizz, Prishtinë!”
Süreyya Gökhan Açıkgöz, Drejtori Ekzekutiv i Limak Kosova International Airport Sh.A., tha: “Jemi të kënaqur që Wizz Air ka vendosur të zgjerojë bazën e saj në Prishtinë me një avion të dytë edhe para se të fillojnë zyrtarisht operimet. Ky investim i rëndësishëm pasqyron besimin e linjës ajrore ndaj aeroportit tonë dhe vendit tonë. Pesë linjat e reja do t’u ofrojnë pasagjerëve tanë më shumë zgjedhje dhe lidhje të drejtpërdrejta të përshtatshme me destinacionet kryesore evropiane, duke mbështetur gjithashtu turizmin, tregtinë dhe punësimin. Ne e vlerësojmë shumë partneritetin tonë të fortë me ëizz Air dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar cilësinë operative dhe përvojën e pasagjerëve të nevojshme për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari.”

Zgjerimi i shpejtë i bazës së sapo-shpallur përforcon angazhimin e ëizz Air për ta bërë udhëtimin ajror më të qasshëm, duke përmirësuar njëkohësisht lidhjen direkte të Prishtinës me tregjet kryesore evropiane. Dy avionët që do të stacionohen aty do të jenë të modelit Airbus A321neo, duke mbështetur operime efikase dhe duke ofruar kapacitet shtesë për rrjetin në rritje të kompanisë ajrore nga ky aeroport.

Prania e Wizz Air në Prishtinë është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2017. Gjatë kësaj periudhe, kompania ka nxjerrë në shitje më shumë se 3.6 milionë vende për udhëtime drejt dhe nga Prishtina, ndërsa vetëm në vitin 2026 ajo ofron përafërsisht 639,000 vende. Njoftimi më i fundit forcon më tej pozicionin e kompanisë dhe konfirmon Prishtinën si një treg të rëndësishëm brenda rrjetit evropian të Wizz Air.

Me konfirmimin e avionit të dytë të stacionuar ende pa filluar zyrtarisht operacionet baza e re, ëizz Air po hyn në fazën e radhës të rritjes në Prishtinë me një rrjet të zgjeruar, kapacitet shtesë dhe një ambicie të qartë afatgjatë për të vazhduar zhvillimin e lidhjeve direkte me kosto të përballueshme për pasagjerët vendas.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.