Zhvillimet në veri, Vuçiq në takim me ambasadorët e Quint-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorët e shteteve të Quintit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd. Në takim po merr pjesë ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave […]

Zhvillimet në veri, Vuçiq në takim me ambasadorët e Quint-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorët e shteteve të Quintit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.

Në takim po merr pjesë ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, shkruan Tanjug.

Temë e takimit do të jetë situata në veri, ku protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po vazhdojnë edhe sot.