Zi buke në Gaza/ Klasifikimi nga OKB, për herë të parë regjistrohet jashtë Afrikës

Qyteti i Gazës dhe zonat përreth tij po përballen me zinë e bukës. Kjo është deklaruar për herë të parë zyrtarisht nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore, një sistem I mbështetur edhe nga Kombet e Bashkuara. Sistemi i mbështetur nga OKB dhe i njohur globalisht për klasifikimin e pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes [...]Read More...

Zi buke në Gaza/ Klasifikimi nga OKB, për herë të parë regjistrohet jashtë Afrikës

Qyteti i Gazës dhe zonat përreth tij po përballen me zinë e bukës. Kjo është deklaruar për herë të parë zyrtarisht nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore, një sistem I mbështetur edhe nga Kombet e Bashkuara.

Sistemi i mbështetur nga OKB dhe i njohur globalisht për klasifikimin e pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes ka deklaruar vetëm katër zi buke të tjera që nga themelimi i tij në vitin 2004.

Është hera e parë që një klasifikim I tillë bëhet jashtë kontinentit afrikan, pasi rastet e mëparshme ishin në Somali në vitin 2011 dhe Sudan në vitet 2017, 2020 dhe 2024. Ky njoftim është i pari i IPC-së jashtë Afrikës. Qyteti i Gazës është shtëpia e rreth gjysmë milioni njerëzve.

Niveli I urisë në Gaza është klasifikuar në Fazën 5, që është edhe niveli më I lartë, ku mbizotëron uria, varfëria dhe vdekja. I njëjti klasifikim parashikohet të zgjerohet në Deir al-Balah dhe Khan Younis deri në fund të shtatorit, pra për më shumë se gjysmë milionë njerëz në të gjithë Gazën.

Në raport thuhej se zia e bukës në Gaza është shkaktuar nga njeriu dhe mund të ishte parandaluar. Koordinatori I emergjencave në OKB, Tom Fletcher tha se raporti I ri duhet lexuar me hidhërim dhe me zemërim.

Ai shtoi se zia e bukës I detyron njerëzit të rrezikojnë jetën e tyre për të kërkuar ushqim.

“Është një zi buke që do të na ndjekë dhe duhet të na ndjekë të gjithëve. Është një zi buke e parashikueshme dhe e parandalueshme”, tha ai.

Por Ministria e Jashtme e Izraelit ka hedhur poshtë kategorikisht raportin, duke thënë se nuk ka zi buke në Gaza dhe se te dhenat bazohen në “gënjeshtrat e Hamasit”.

Zhvillimi më I fundit vjen teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka hapur rrugë pushtimit të plotë të qytetit të Gazës, një plan që ka marrë shumë kritika si nga qytetarët e Izraelit, ashtu edhe nga aleatët e tij.

Netanyahu tha gjithashtu planifikon rifillimin e negociatave për rikthimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi dhe për fundin e luftës, por sipas kushteve të Izraelit.