Zjarr masiv në Francë, humb jetën një person/ Sipërfaqja në flakë, më e madhe se Parisi
Franca është duke luftuar për të kontrolluar zjarrin më të madh në vend në dekada, që ka shpërthyer në rajonin jugor të Aude, duke përfshirë një sipërfaqe më të madhe se Parisi. Zjarri ka shkatërruar deri tani të paktën 25 shtëpi, duke detyruar banorët dhe turistët të largohen. Një person ka humbur jetën në fshatin [...]Read More...

Franca është duke luftuar për të kontrolluar zjarrin më të madh në vend në dekada, që ka shpërthyer në rajonin jugor të Aude, duke përfshirë një sipërfaqe më të madhe se Parisi. Zjarri ka shkatërruar deri tani të paktën 25 shtëpi, duke detyruar banorët dhe turistët të largohen.
Një person ka humbur jetën në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, rreth 30 kilometra nga qyteti i Perpignan, tha prefektura. Zjarri, që përhapet me shpejtësi të madhe përmes pyjeve dhe fshatrave, ka shkaktuar një katastrofë të paprecedentë, sipas kryeministrit François Bayrou, i cili vizitoi fshatin.
Derimë tani, më shumë se 15,000 hektarë janë djegur, një sipërfaqe e ngjashme me atë që u dogj në të gjithë Francën gjatë disa viteve të kaluara. Ky është zjarri më i madh që ka djegur një sipërfaqe të tillë që nga viti 1949, tha ministri i Brendshëm Bruno Retailleau.
Përveç 2,000 zjarrfikësve që po luftojnë për të shuar zjarrin, rreth 2,500 familje janë pa energji elektrike. Sipas një zëdhënësi të zjarrfikësve, zjarri po përhapet me shpejtësi 5.5 km/h.