Zjarr në një qendër tregtare në Irak, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Një zjarr i madh ka përfshirë një qendër tregtare në qytetin Kut të Irakut, i cili ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur. Sipas agjencisë të lajmeve “INA”, zjarri shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në një qendër tregtare që, sipas raportimeve, ishte hapur vetëm pesë ditë më parë. Flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimet [...]Read More...

Zjarr në një qendër tregtare në Irak, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Një zjarr i madh ka përfshirë një qendër tregtare në qytetin Kut të Irakut, i cili ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur.

Sipas agjencisë të lajmeve “INA”, zjarri shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në një qendër tregtare që, sipas raportimeve, ishte hapur vetëm pesë ditë më parë. Flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse, por dëmet janë të mëdha.

Guvernatori i provincës Wasit, Mohammed al-Miyahi, deklaroi për INA se “numri i viktimave ka arritur rreth 50 persona”. Ai shtoi se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Guvernatori njoftoi gjithashtu se do të ndërmerren veprime ligjore ndaj pronarit të qendrës tregtare.

Pamjet e publikuara tregojnë flakët që përfshijnë disa kate të një ndërtese shumëkatëshe, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të shuajnë zjarrin. Video të tjera të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë njerëz të bllokuar në çatinë e ndërtesës gjatë zjarrit, si dhe ambiente të brendshme të qendrës që janë djegur plotësisht.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shifër përfundimtare të viktimave dhe të plagosurve, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit janë në vazhdim. Ky lajm është në zhvillim dhe pritet të përditësohet me informacione të reja./abcnews.al