Zjarri te Komisariati Nr.3, raportohet për disa efektivë të plagosur

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët.
Raportohet se disa efektivë policie janë plagosur brenda ambienteve të komisariatit, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
Ngjarja është veçanërisht shqetësuese, pasi në godinën e komisariatit ndodhen edhe ambiente paraburgimi.
Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, si dhe një automjet zjarrfikës për ndërhyrjen dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen shëndetësore të tre efektivëve të plagosur dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara në godinë.
5 efektivë të lënduar, shtrihen në tokë para Komisariatit numër 3 https://t.co/gf9DkQWXno
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 18, 2026The post Zjarri te Komisariati Nr.3, raportohet për disa efektivë të plagosur appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



