Zjarri në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir
Një incident zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin

Një incident zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Sipas saj, autoritetet përkatëse janë duke vijuar hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Nuk është bërë ende e ditur shkalla e dëmeve materiale.