Zjarri te pallati në Tiranë/Këshilli Bashkiak miraton ndihmën për familjet e prekura

Zjarri te pallati në Tiranë/Këshilli Bashkiak miraton ndihmën për familjet e prekura

Zjarri te pallati në Tiranë/Këshilli Bashkiak miraton ndihmën për familjet e prekura

Këshilli Bashkiak Tiranë ka miratuar ndihmën financiare për 37 familjet e prekura nga zjarri që përfshiu pallatin 12-katësh pranë “Farmacisë 10” në Tiranë.

Bëhet fjalë për shumën 40 mijë lekë bonus qiraje për 37 familjet e prekura. Ndihma synon të sigurojë kushtet minimale të jetesës dhe strehimit të përkohshëm për të prekurit nga zjarri i rënë më 14 prill në godinën “Arlis Ndërtim”, në Rrugën e Dibrës.

Për të përfituar, qytetarët duhet të dorëzojnë pranë njësisë administrative dokumentacionin përkatës, që përfshin dokument identifikimi, certifikatë familjare, dokument pronësie, si dhe vërtetim nga Kadastra që provon se nuk zotërojnë banesë tjetër.

Po sot Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar edhe kompensimin për Transportin Publik, në vlerën 50 lekë për çdo litër karburant.

Ky vendim erdhi pas reduktimit me 40 për qind të flotës së autobusëve urban dhe interurban në vend, që shkaktuan për dy ditë pritje të gjata në stacione dhe kaos te qytetarët. Shoqata e Transportit Publik kërkoi subvencion nga qeveria për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, si pasojë e luftës në Iran, ku u bllokua Ngushtica e Hormuzit.

Burimi i lajmit:

opinion.al
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.