Zvicër: Alarm rreziku në nivelin katër nga shirat
Pas ditëve me diell dhe temperatura që në disa rajone kanë kaluar 30 gradë Celsius, moti pritet të ndryshojë ndjeshëm duke iu afruar kushteve tipike të vjeshtës, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch. Sipas parashikimit të Zyrës Federale të Meteorologjisë dhe Klimatologjisë (MeteoSwiss), e hëna dhe e marta do të karakterizohen nga mot i ngrohtë, me temperatura […] The post Zvicër: Alarm rreziku në nivelin katër nga shirat appeared first on Albinfo.

Pas ditëve me diell dhe temperatura që në disa rajone kanë kaluar 30 gradë Celsius, moti pritet të ndryshojë ndjeshëm duke iu afruar kushteve tipike të vjeshtës, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Sipas parashikimit të Zyrës Federale të Meteorologjisë dhe Klimatologjisë (MeteoSwiss), e hëna dhe e marta do të karakterizohen nga mot i ngrohtë, me temperatura deri në 25 gradë në ultësira dhe deri në 30 gradë në Bazel. Megjithatë, ndryshimi do të nisë nga nata e së mërkurës, kur priten shira dhe stuhi të forta.
Stuhitë më intensive pritet të ndodhin në jug dhe përgjatë skajit verior e perëndimor të vendit, ku reshjet mund të shoqërohen me vetëtima dhe bubullima të fuqishme. Temperaturat do të fillojnë të bien, duke zbritur rreth 26 gradë të mërkurën dhe në 21 gradë të enjten.
Nga e enjtja, reshjet e dendura do të jenë të pranishme pothuajse në gjithë Zvicrën. Rajonet jugore të Alpeve, veçanërisht Ticino, Lugina Mesox dhe zonat fqinje, mund të përballen me 150 deri në 250 milimetra shi deri të premten pasdite. Në shpatet veriore të Alpeve, Jura, Valais dhe Graubünden priten 50 deri në 100 milimetra reshje, ndërsa në pjesë të tjera të vendit sasitë do të variojnë nga 30 deri në 80 milimetra.
Qeveria federale ka lëshuar paralajmërim për reshje të dendura që do të hyjë në fuqi nga e mërkura në orën 18:00 deri të premten në mesnatë. Niveli i rrezikut 4 (shumë i lartë) vlen për rajone të caktuara të Graubünden, ndërsa niveli 3 është shpallur për disa kantone të tjera, përfshirë Ticino, Uri, St. Gallen dhe Glarus.
Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik të shtuar nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe ndërprerjet e trafikut, duke u kërkuar qytetarëve të shmangin zonat pranë lumenjve dhe liqeneve, transmeton albinfo.ch.
The post Zvicër: Alarm rreziku në nivelin katër nga shirat appeared first on Albinfo.