Zvicër: Tuneli i Shën Bernardit mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë

Rreth 15 rrugë mbeten të mbyllura në Valais Qendrore të Epërme për shkak të borës The post Zvicër: Tuneli i Shën Bernardit mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë appeared first on Albinfo.

Zvicër: Tuneli i Shën Bernardit mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë

Reshjet e dendura të borës që mbuluan pjesën më të madhe të kantonit zviceran të Valais para Pashkëve, ende po ndikojnë në rajon, duke penguar të gjithë trafikun në tunelin e Madh të Shën Bernardit, përcjell albinfo.ch.

Orteku që ra më 17 prill pranë tunelit Toules, në anën zvicerane të rrugës Grand-Saint-Bernard, vazhdon të ndikojë në trafikun veri-jug. Shkëmbinjtë dhe pemët e rrëmbyera nga orteku dëmtuan tunelin mbi një gjatësi prej rreth 300 metrash.

Sipas kompanisë që menaxhon tunelin, “ende nuk është caktuar një datë për rihapjen e tij”.

Duke qenë se kalimi është gjithashtu i mbyllur, aktualisht nuk është e mundur të arrihet në Itali nëpërmjet Bourg-Saint-Pierre.

Kufizimet për këmbësorët mbeten në fuqi

Rreth 15 rrugë kantonale mbeten të mbyllura në Valais Qendrore të Epërme.

Për shumicën e tyre është krijuar një rrugë alternative.

Dy seksione janë prekur nga rrëshqitjet e dheut, përkatësisht ato midis Stalden dhe Embd dhe midis Vercorin dhe Itravers.

E mbyllur është edhe rruga Ayer-Zinal për shkak të rrezikut nga orteku.

 

The post Zvicër: Tuneli i Shën Bernardit mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë appeared first on Albinfo.