Zviceranët shpërdorojnë 2.8 milionë ton ushqim në vit
Zyra Federale për Mjedisin (FOEN), ka njoftuar se zviceranët shpërdorojnë 2.8 milionë ton ushqim në vit, që korrespondon me rreth 330 kilogramë mbeturina ushqimore të shmangshme për person në vit. Sipas studimiit nga instituti federal zviceran i teknologjisë ETH Zurich, mbeturinat mund të ndodhin gjatë kultivimit, përpunimit, shitjes dhe konsumit, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, raportohet se […] The post Zviceranët shpërdorojnë 2.8 milionë ton ushqim në vit appeared first on Albinfo.

Zyra Federale për Mjedisin (FOEN), ka njoftuar se zviceranët shpërdorojnë 2.8 milionë ton ushqim në vit, që korrespondon me rreth 330 kilogramë mbeturina ushqimore të shmangshme për person në vit.
Sipas studimiit nga instituti federal zviceran i teknologjisë ETH Zurich, mbeturinat mund të ndodhin gjatë kultivimit, përpunimit, shitjes dhe konsumit, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, raportohet se jo të gjitha ushqimet janë po aq të rëndësishme për klimën. “Ndikimi mjedisor i një ton mbeturina ushqimore ndryshon shumë në varësi të produkteve nga të cilat përbëhet dhe se ku ndodh në zinxhirin e vlerës”, shkruan FOEN.
Sipas raportit, mishi, kafeja dhe kokrrat e kakaos kanë ndikimin më të madh mjedisor për sa i përket mbeturinave ushqimore. Gjalpi, vezët, djathi, peshku, vajrat dhe produktet e importuara me aeroplan gjithashtu kontribuojnë ndjeshëm në gjurmën e CO2 të Zvicrës. Frutat, perimet dhe produktet e pjekura të papërdorura gjithashtu luajnë një rol, pasi ato hidhen në një shkallë të madhe.
Për të shmangur mbeturinat ushqimore, WWF Zvicër rekomandon shmangien e blerjeve të panevojshme, shfrytëzimin e mbetjeve dhe ruajtjen e ushqimit siç duhet.
The post Zviceranët shpërdorojnë 2.8 milionë ton ushqim në vit appeared first on Albinfo.