Zvicra dhe Kosova forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes
Zvicra dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri The post Zvicra dhe Kosova forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes appeared first on Albinfo.

Këshilltari Federal Martin Pfister u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Macedonci, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Këshilltari Federal Zviceran Martin Pfister, Kryetar i Departamentit Federal të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit, u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Të dy ministrat shkëmbyen pikëpamje mbi tema me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimet aktuale në Kosovë dhe situatën e politikave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Ky takim u zhvillua pas vizitës së Këshilltarit Federal Pfister të hënën tek personeli zviceran i shërbimit të stacionuar si pjesë e SWISSCOY në Mitrovicë dhe Novo Sellë.
“Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Kancelarin Federal, Ministrin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të Zvicrës, Martin Pfister. Ekzistojnë lidhje të natyrshme mes Kosovës dhe Zvicrës fal diasporës tonë, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dhe në zhvillimin e vendit, andaj dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet shteteve tona është i pashmangshëm.
Me ministrin Pfister diskutuam për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe edukimit të ushtarakëve, një hap shumë i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes, ndërsa e njoftova dhe mbi zhvillimet e rëndësishëm që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka arritur gjatë viteve. Gjithashtu theksova dhe domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO, për të garantuar stabilitetin e vendit tonë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Të dy u dakorduam që të thellojmë bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.Faleminderit Zvicrës për mbështetje dhe besim, së bashku po ecim drejt një të ardhme më të sigurt”, është shprehur ministri Maqedonci.
The post Zvicra dhe Kosova forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes appeared first on Albinfo.