Zvicra duhet të bashkohet me BE-në në trajtimin e refugjatëve

"Mekanizmi i solidaritetit" të BE-së synon të shpërndajë më mirë azilkërkuesit midis vendeve të ndryshme evropiane The post Zvicra duhet të bashkohet me BE-në në trajtimin e refugjatëve appeared first on Albinfo.

Zvicra duhet të bashkohet me BE-në në trajtimin e refugjatëve

Zvicra, në parim, duhet të marrë pjesë në të ashtuquajturin mekanizëm solidariteti të BE-së. Kjo është ajo që dëshiron Dhoma e Kantoneve të Parlamentit Federal të Zvicrës. Kjo dhomë e ka mbështetur qartë bashkëveprimin e Zvicrës në kuadër të këtij mekanizmi, me 37 vota pro dhe 6 kundër.

Ky mekanizëm vullnetar synon të shpërndajë më mirë azilkërkuesit midis vendeve të ndryshme evropiane. Megjithatë, Dhoma e përmendur ka vendosur kushte: Për shembull, shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Dublinit duhet t’u përmbahen detyrimeve të tyre për të pranuar dhe ripranuar azilkërkuesit.

Në qershor, Dhoma Nacionale (e madhe) e Parlamentot kishte votuar kundër pjesëmarrjes së Zvicrës në mekanizmin e solidaritetit. Tani ajo duhet ta rishqyrtojë çështjen.

The post Zvicra duhet të bashkohet me BE-në në trajtimin e refugjatëve appeared first on Albinfo.