Zvicra, nga nëntori, më tolerante ndaj emrave të huaj në drejtshkrim

Regjistri i ri i kompjuterizuar i gjendjes civile, i quajtur Infostar NG, do të vihet në shërbim më 11 nëntor 2024, përcjell albinfo.ch. Nga kjo datë, karakteret speciale në gjuhët evropiane mund të përdoren në regjistrat e gjendjes civile zvicerane dhe dokumentet zyrtare, tha Këshilli Federal të mërkurën. Një shembull është ‘c’ me theks të […] The post Zvicra, nga nëntori, më tolerante ndaj emrave të huaj në drejtshkrim appeared first on Albinfo.

Zvicra, nga nëntori, më tolerante ndaj emrave të huaj në drejtshkrim

Regjistri i ri i kompjuterizuar i gjendjes civile, i quajtur Infostar NG, do të vihet në shërbim më 11 nëntor 2024, përcjell albinfo.ch.

Nga kjo datë, karakteret speciale në gjuhët evropiane mund të përdoren në regjistrat e gjendjes civile zvicerane dhe dokumentet zyrtare, tha Këshilli Federal të mërkurën.

Një shembull është ‘c’ me theks të mprehtë (ć) do të lehtësohet dhe të shkruhen ashtu siç emrat kanë shkronjat e tyre.

Për këtë arsye, shtetasit e huaj do të mund t’i kërkojnë regjistrit të gjendjes civile që të përshtatë drejtshkrimin e emrit të tyre, me një kosto prej 75 frangash për një person të vetëm dhe 100 franga për një familje.

Megjithatë, ky proces do të jetë pa pagesë kur regjistrohen lindjet e foshnjave.

The post Zvicra, nga nëntori, më tolerante ndaj emrave të huaj në drejtshkrim appeared first on Albinfo.