Zvicra përmbys parashikimet, pret suficit prej 800 milionë frangash në vitin 2026

Zvicra përmbys parashikimet, pret suficit prej 800 milionë frangash në vitin 2026

Qeveria zvicerane pret që buxheti federal për vitin 2026 të përfundojë me një suficit prej rreth 800 milionë frangash, një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me parashikimet e mëparshme për deficit.

Fillimisht, autoritetet kishin parashikuar një deficit prej rreth 700 milionë frangash për këtë vit. Megjithatë, rritja e ndjeshme e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin e kompanive ka përmirësuar dukshëm perspektivën financiare të vendit, shkruan albinfo.ch.

Parashikimi për të ardhurat ishte rishikuar tashmë në qershor, duke u rritur me 1.9 miliardë franga, pasi disa kantone kishin raportuar të ardhura shumë më të larta nga tatimet.

Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga një numër i vogël kompanish në kantonet Lucern, Cyrih dhe Bazel, ndërsa të ardhura shtesë priten edhe nga Gjeneva.

Rishikimi pozitiv i financave federale vjen pasi Parlamenti kishte miratuar masa kursimi për të parandaluar deficitet në vitet e ardhshme.

Në përllogaritjet e reja, Këshilli Federal ka marrë parasysh gjithashtu një kredi shtesë prej 970 milionë frangash për ushtrinë, të përfshirë në buxhetin e vitit 2026.

Parashikimet e përmirësuara të të ardhurave do të merren parasysh edhe gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin 2027 dhe zbatimit të planit të kursimeve të miratuar këtë vit.

The post Zvicra përmbys parashikimet, pret suficit prej 800 milionë frangash në vitin 2026 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.