Zvicra pret me 1 gusht vendimin e SHBA-së për tarifat

Këtë javë, Presidenti Trump publikoi më shumë se një duzinë letrash drejtuar disa vendeve me informacion të ri tarifor. Megjithatë, Zvicra nuk ishte njëra prej tyre, përcjell albinfo.ch. Afati i fundit për lëshimin e tarifave të reja doganore për eksportet me destinacion SHBA-në pritej sot, por Trump e shtyu atë për më 1 gusht. Deri […] The post Zvicra pret me 1 gusht vendimin e SHBA-së për tarifat appeared first on Albinfo.

Zvicra pret me 1 gusht vendimin e SHBA-së për tarifat

Këtë javë, Presidenti Trump publikoi më shumë se një duzinë letrash drejtuar disa vendeve me informacion të ri tarifor.

Megjithatë, Zvicra nuk ishte njëra prej tyre, përcjell albinfo.ch.

Afati i fundit për lëshimin e tarifave të reja doganore për eksportet me destinacion SHBA-në pritej sot, por Trump e shtyu atë për më 1 gusht.

Deri atëherë, një tarifë prej 10 përqind mbetet në fuqi për Zvicrën – shumë larg nga 31 përqind që SHBA-të kishin kërkuar fillimisht.

Megjithatë, rrethet politike dhe ekonomike zvicerane besojnë pothuajse unanimisht se vendi do të kursehet nga një ‘katastrofë doganore’.

“Amerikanët e kanë kuptuar se Zvicra nuk është vendi i duhur për t’u marrë si shembull”, tha Rahul Sahgal, drejtor i Dhomës së Tregtisë Zvicerano-Amerikane. Dhe Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin tha se edhe ai është “mjaft i sigurt” në këtë drejtim.

The post Zvicra pret me 1 gusht vendimin e SHBA-së për tarifat appeared first on Albinfo.