Zvicra sfidon ChatGPT: ETH zhvillon model të ri AI me burim të hapur
Dy universitetet prestigjioze të Zvicrës, ETH Cyrih dhe ETH Lozanë, po zhvillojnë një model të madh gjuhësor (LLM) të ri, plotësisht publik, transparent dhe me burim të hapur, si alternativë ndaj modeleve komerciale si ChatGPT. Modeli, që pritet të lansohet këtë vit, është trajnuar në mbi 1000 gjuhë dhe synon të jetë ndër më të […] The post Zvicra sfidon ChatGPT: ETH zhvillon model të ri AI me burim të hapur appeared first on Albinfo.

Dy universitetet prestigjioze të Zvicrës, ETH Cyrih dhe ETH Lozanë, po zhvillojnë një model të madh gjuhësor (LLM) të ri, plotësisht publik, transparent dhe me burim të hapur, si alternativë ndaj modeleve komerciale si ChatGPT.
Modeli, që pritet të lansohet këtë vit, është trajnuar në mbi 1000 gjuhë dhe synon të jetë ndër më të fuqishmit në botë në kategorinë e tij. Qëllimi është të promovohen vlerat etike, inovacioni evropian dhe transparenca në përdorimin e AI-së, transmeton albinfo.ch.
Projekti mbështetet edhe nga qendra e superkompjuterëve në Lugano, ku është përdorur infrastruktura “Alps” për trajnimet intensive, duke përdorur energji elektrike të qëndrueshme dhe pa CO₂.
Shkencëtarët besojnë se ky zhvillim mund të shënojë një pikë kthese për Evropën në garën globale të inteligjencës artificiale.
The post Zvicra sfidon ChatGPT: ETH zhvillon model të ri AI me burim të hapur appeared first on Albinfo.