Zvicra, e shqetësuar për dhunën dhe shkatërrimin gjatë demonstratave në Shqipëri

Zvicra, e shqetësuar për dhunën dhe shkatërrimin gjatë demonstratave në Shqipëri

“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri”, thuhet në një deklaratë për media, të lëshuar sot nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike. U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, thuhet në fund të deklaratës për shtyp të lëshuar nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.

The post Zvicra, e shqetësuar për dhunën dhe shkatërrimin gjatë demonstratave në Shqipëri appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.