Zyrtare: Sandro Tonali transferohet te Newcastle United

Newcastle United ka zyrtarizuar transferimin e madh të merkatos së verës, mesfushorin Sandro Tonali. Reprezentuesi italian ka nënshkruar kontratë me Newcastle United deri në vitin 2028. Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. “Kemi kënaqësinë të njoftojnë nënshkrimin e Sandro Tonalit nga AC Milan. 23-vjeçari ka […]

Zyrtare: Sandro Tonali transferohet te Newcastle United

Newcastle United ka zyrtarizuar transferimin e madh të merkatos së verës, mesfushorin Sandro Tonali.

Reprezentuesi italian ka nënshkruar kontratë me Newcastle United deri në vitin 2028.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

“Kemi kënaqësinë të njoftojnë nënshkrimin e Sandro Tonalit nga AC Milan. 23-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë në St. James Park fillimisht deri në vitin 2028” – thuhet në njoftimin e Newcastle United.

Është raportuar se Newcastle United ka paguar rreth 70 milionë euro për transferimin e Tonalit.

Tonali ishte pjesë e Milanit nga viti 2020 kur u transferua nga Brescia.

Ai te Milani është konsideruar si një nga futbollistët më të mirë.