Përdhunoi dhe vrau me lopatë 8-vjeçarin, Klodian Çalamani lihet në burg përjetë

Klodian Çalamani, vrasësi i 8 vjeçarit Mateo Vasiu në fshatin Grecallli të Fierit, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata e Fierit ka lënë në qeli përpjetë Çalamin i cili më 16 nëntor të 2021 përdhunoi dhe vrau në mënyrë makabër 8-vjeçarin. Nga hetimet paraprake rezultoise në datën 16.11.2021 babai i Mateo Vasiut, ka bërë […] The post Përdhunoi dhe vrau me lopatë 8-vjeçarin, Klodian Çalamani lihet në burg përjetë appeared first on Newsbomb Albania.

Përdhunoi dhe vrau me lopatë 8-vjeçarin, Klodian Çalamani lihet në burg përjetë

Klodian Çalamani, vrasësi i 8 vjeçarit Mateo Vasiu në fshatin Grecallli të Fierit, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Fierit ka lënë në qeli përpjetë Çalamin i cili më 16 nëntor të 2021 përdhunoi dhe vrau në mënyrë makabër 8-vjeçarin.

Nga hetimet paraprake rezultoise në datën 16.11.2021 babai i Mateo Vasiut, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58, pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallëzimi penal dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori. Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari Klodian Çalamani banor i këtij fshati.

Autori i dyshuar e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit. Gjatë kontrollit të saj, është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërmimit u gjet trupi pajetë i viktimës. Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit Klodian Çalamani.

Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë.

Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazëm e lopata.

The post Përdhunoi dhe vrau me lopatë 8-vjeçarin, Klodian Çalamani lihet në burg përjetë appeared first on Newsbomb Albania.