Zyrtari i lartë i Hamasit: 7 tetori ndihmoi kauzën palestineze, pasi ekspozoi ‘brutalitetin’ e Izraelit

Zyrtari i lartë i Hamasit, Ghazi Hamad, këmbëngul se sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit ishte një “përfitim” për kauzën palestineze, pavarësisht luftës vdekjeprurëse që ende po zhvillohet në Rripin e Gazës, dy vjet pas masakrës në Izraelin jugor. Në një intervistë me CNN, Hamad thotë se sulmi ndërkufitar, në të cilin u vranë [...]Read More...

Zyrtari i lartë i Hamasit: 7 tetori ndihmoi kauzën palestineze, pasi ekspozoi ‘brutalitetin’ e Izraelit

Zyrtari i lartë i Hamasit, Ghazi Hamad, këmbëngul se sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit ishte një “përfitim” për kauzën palestineze, pavarësisht luftës vdekjeprurëse që ende po zhvillohet në Rripin e Gazës, dy vjet pas masakrës në Izraelin jugor.

Në një intervistë me CNN, Hamad thotë se sulmi ndërkufitar, në të cilin u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë, krijoi një “moment të artë” për të ardhmen e palestinezëve, pasi lufta pasuese ia ka ekspozuar botës “brutalitetin” e Izraelit.

“E dini tani se cili është përfitimi i 7 tetorit?” pyet Hamadi. “Nëse shikoni Asamblenë e Përgjithshme [të OKB-së] dje, kur rreth 194 njerëz hapën sytë dhe panë mizorinë, brutalitetin e Izraelit, dhe të gjithë ata e dënuan Izraelin.”

“E pritëm këtë moment për 77 vjet”, deklaroi ai.