Zyrtarja e KE-së: Kriza në Gazë ngjan shumë me gjenocid
Një zyrtare e lartë e Komisionit Evropian tha se zhvendosjet dhe vrasjet në Gazë ngjajnë shumë me gjenocidin. Kjo është hera e parë që një zyrtare e lartë e KE-së bën një akuzë të tillë, që është në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të bllokut, i cili e ka akuzuar Izraelin për shkelje të të drejtave [...]Read More...

Një zyrtare e lartë e Komisionit Evropian tha se zhvendosjet dhe vrasjet në Gazë ngjajnë shumë me gjenocidin.
Kjo është hera e parë që një zyrtare e lartë e KE-së bën një akuzë të tillë, që është në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të bllokut, i cili e ka akuzuar Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut në Gazë.
“Nëse nuk është gjenocid, atëherë i ngjan shumë përkufizimit që përdoret për ta shpjeguar atë”, tha Teresa Ribera – zyrtarja e dytë më e lartë në KE – në një intervistë për Politico, të publikuar më 7 gusht.
Izraeli vazhdimisht ka mohuar akuzat se kryen gjenocid gjatë luftës në Gazë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.